Bringeus: Serbia të bashkëpunojë me Kosovën
BEOGRAD- Komisioni Evropian në raportin për progresin e Serbisë drejt “Shengenit të bardhë” ka theksuar faktin se sistemi i menaxhimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë është domosdoshëm për të mundësuar lëvizjen e qarkullimit, ndërsa pjesë e menaxhimit të kufijve është edhe vendosja e kontrollit doganor.
Kështu ka thënë ambasadori suedez në Beograd, Krister Bringeus, vendi i të cilit kryeson me BE-në.
“Është e domosdoshme vendosja e kontrollit doganor dhe kjo është diçka që edhe autoritetet serbe e dinë”, nënvizoi ai.
Në anën tjetër ambasadori suedez thekson se nga Serbia nuk kërkohet që të njohë Kosovën.
“Por ajo që kërkohet nga Serbia dhe Kosova është që të jenë praktike kur bëhet fjalë për bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore”, thotë ai. Sipas tij, marrëdhëniet e mira fqinjësore janë kusht për të gjitha shtetet që synojnë t`i bashkohen BE-së.
(m.a/rtk/BalkanWeb)