E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hagë/Karaxhiç paraqitet në gjyq

Ish lideri i serbëve të bosnjes, Radovan Karaxhiç është paraqitur për herë të parë në seancën gjyqësore në ngarkim të tij në Hagë, ndërsa përballlet me akuza për genocid dhe krime lufte. Ai e bojkotoi gjyqin javën e kaluar, kur edhe nisi, duke thënë se kishte nevojë për më shumë kohë për tu përgatitur. Por gjatë pasdites të së hënës, ai ra dakort të paraqitej në gjyq. Seanca nisi në 26 tetor , por Karaxhicç nuk u paraqit. Edhe një ditë më pas , ai nuk u paraqit në Hagë.
Karaxhiç përballet me 11 akuza, përfshirë atë për genocid ndaj 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë. Avokatët për ish-udhëheqësin e serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, thanë se ai do të paraqitej në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës të marten ndërsa shpresohet se paraqitja e tij do të qartësojë mënyrën se si do të procedohet në procesin gjyqësor ndaj tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›