Lajiç: Do të arrestojmë Mlladiçin deri në fund të vitit
Beogradi zyrtar po bën gjithçka për të arrestuar Ratko Mlladiçin, një nga të akuzuarit kryesor të drejtësisë ndërkombëtare. Kreu i Këshillit Kombëtar të Serbisë për bashkëpunim me Gjykatën e Hagës Rasim Lajiç ka theksuar se autoritetet do ta arrestojnë Mlladiçin deri në fund të vitit.
Deklarata e Lajiçit u bë një ditë para vizitës së kryeprokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë Serzh Bramerz në Beograd.
Ndërkaq, edhe kryetari i Serbisë, Boris Tadiç, ka deklaruar se arrestimi i Ratko Mlladiçit, të kërkuar nga Gjykata e Hagës është detyrim i madh i shtetit serb dhe i demokracisë së tij.