E Diel, 1 Nëntor 2026

Gripi A/H1N1, Belgjika ndihmë Kosovës me vaksinat

Belgjika mund të ndihmojë Kosovën në sigurimin e një sasie të konsiderueshme të vaksinave kundër virusit të gripit të derrit, A/H1N1.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave çështja në fjalë ka qenë temë e bisedimeve mes ministrit kosovar të Shëndetësisë, Alush Gashi dhe ambasadorit belg në Prishtinë, Alain Van Gucht.
Sipas burimeve, gjatë takimit Gashi ka vlerësuar bashkëpunimin e Kosovës me Belgjikën dhe ka shprehur gatishmërinë e qeverisë për të marrë pjesë në proceset në sektorin e shëndetësisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›