E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngrohja globale, OKB-ja pesimiste për një traktat të ri

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon ka deklaruar se udhëheqësit botërorë vështirë se mund të bien dakord për një traktat të ri mbi ndryshimet e klimës në konferencën e Kopenhagës. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së i bërë këto komente në Londër ndërkohë që përfaqësuesit e vendeve afrikane dolën nga bisedimet për çështjen e klimës që po mbahen në Barcelonë në prag të samitit.
Gjithashtu Ban Ki Moon theksoi se krerët e shteteve në takimin e Kopenhagës mund të mos arrijnë dot marrëveshje mbi të gjitha hollësitë e një traktati që do të zëvendësonte Protokollin e Kiotos të vitit 1997. Por shefi i OKB-së theksoi se takimi i Kopenhagës do të jetë një element i rëndësishëm në riafirmimin e vendosmërisë për arritjen e një traktati të ri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›