E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç: Arrestimi i Mlladiçit, detyrim i Serbisë

Kryetari i Serbisë, Boris Tadiç, ka deklaruar se arrestimi i Ratko Mlladiçit, të kërkuar nga Gjykata e Hagës është detyrim i madh i shtetit serb dhe i demokracisë së tij.
Në një intervistë dhënë agjensise italiane të lajmeve Ansa, para udhëtimit për në Itali, të planifikuar për 13 nëntor, Tadiç ka thënë se "arrestimi i Mlladiçit është kusht për krijimin e një shoqërie të shëndoshë e të bazuar në drejtësi.
Tadiç ka theksuar se përcaktimi i afateve për arrestimin e Mlladiçit do të ishte "kundërproduktiv".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›