E Diel, 1 Nëntor 2026

Hague-Metës: Urojmë të përmirësohet situata politike

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta ka uruar ministrin e jashtëm britanik William Hague për marrjen e detyrës.
Në një linjë telefonike me homologun e tij britanik Meta ka theksuar se është e rëndësishme bashkëpunimi i dy vendeve tona dhe se beson tek angazhimi i tij personal për integrimin e Ballkanit Perëndimor.
Nga ana e tij Hague është shprehur se uron të përmirësohet situata duke theksuar se dialogu duhet të vazhdojë mes dy palëve.
Gjithashtu Hague e ka cilësuar si një inkurajim për vendet e Ballkanit samitin që do të mbahet në Sarajevë në 2 qershor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›