E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hague: Rusia do të pendohet

Britania do të rrisë mbështetjen për opozitën siriane, pasi Rusia dhe Kina bllokuan një rezolutë të Këshillit të Sigurimit kundër regjimit të Bashar Al Assadit, citon agjencia e lajmeve AFP ministrin e Jashtëm britanik, Williem Hague.

Hague tha se veçanërisht Rusia do të pendohet për veprimet e saja, të cilat sipas tij, do t’i dëmtojnë synimet afatgjata të Moskës në rajon.

“Ne të gjithë do të bëjmë më shumë jashtë Këshillit të Sigurimit dhe do të forcojmë punën për ta mbështetur opozitën siriane, për të ofruar ndihma humanitare jashtë angazhimeve të Këshillit të Sigurimit”, i tha Hague radios së BBC-së.

Duke komentuar kritikat e Moskës se me rezolutën e paraqitur të enjten synohet t’i hapet rruga ndërhyrjes së huaj ushtarake, Hague u shpreh: “Mendoj se ata nuk duan që në Siri të ketë një fitore të radhës së diplomacisë perëndimore, por ky nuk është perëndimi”.

“Rusia do të pendohet, sepse kam përshtypjen se do të përkeqësohet gjendja dhe sipas të gjitha gjasave, jo në favor të regjimit të Assadit, e as interesave ruse në Siri”, theksoi Hague.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›