E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, sulm me armë në kinema, 14 të vdekur dhe 50 të plagosur

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Denver, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , gjatë premirës së filmit Batman. Ndër viktimat raportohet se ka edhe fëmijë, pasi dëshmitarët kanë deklaruar për Denver post, se kanë parë një vajzë të vogël e goditur nga plumbat në fytyrë, dhe një tjetër e cila ishte qëlluar në stomak.

Vrasësi i Denverit ka qëlluar dhe vrarë në kinema, dhe mbante veshur një maskë antigaz, e ngjashme me atë që mbante personazhi negativ në filmit e fundit Batman. Raportohet se vrasësi fillimisht ka hedhur gaz lotsjellës e më pas ka hapur zjarr.

Ndërkaq raportohet edhe për të paktën 50 të plagosur, të dhëna të bëra publike nga forcat policore. Ngjarja ka ndodhur në kinemanë Century 16 në lagjen Aurora të qytetit amerikan. Fillimisht u raportua për rreht 40 të plagosur nga policia amerikane, e cituar nga radioja lokale “850 KOA”, por shifra u rrit me kalimin e kohës.

Mediat shkruajnë se ka të gnjarë se vrasësi mund të jetë më shumë se një, të paktën sipas transmetuesit NBC. Vrasësi i dyshuar , besohet se mbante në apartamentin e tij, lëndë eksplozive. Të lënduarit janë dërguar në ambientet spitalore më të afërta për të marë ndihmën e shpejtë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›