Varrosen viktimat izraelite

Pesë viktimat izraelite që u vranë të mërkurën gjatë një sulmi vetvrasës në Bullgari pritet të varrosen gjatë ditës në Izrael.
Nga sulmi që ndodhi dy ditë më parë në qytetin Burgas u vranë pesë izraelitë, dhe shoferi i autobusit.
Zyra Federale për Hetime e Shteteve të Bashkuara-FBI i është bashkangjitur hetimeve mbi sulmin, nga i cili u plagosën edhe 30 persona të tjerë.
Hetuesit ende po përpiqen ta përcaktojnë identitetin e sulmuesit.
Irani dhe grupi libanez Hezbollah, ndërkaq, kanë hedhur poshtë akuzat se janë përgjegjës për organizimin e sulmit.