E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia spanjolle me plumba gome kundër protestuesve

Policia spanjolle përdori plumbat e gomës dhe sulmoi protestuesit në qendër të Madridit, në fund të një demonstrate të gjerë kundër masave kursyese.

Demonstrata, në të cilën morën pjesë qindra-mijëra njerëz, ishte pjesë e marsheve në 80 qytete të vendit kundër masave të fundit kursyese, që u miratuan nga qeveria.

Raportet thonë se policia gjuajti me plumba gome për t’i shpërndarë turmat edhe në Barcelonë.

Protestat erdhën pasi partia konservative në pushtet, Partia e Popullit, përdori shumicën e saj në parlament për t’i miratuar masat kursyese të enjten.

Veprimet kursyese përfshijnë rritjen e tatimeve dhe uljen e pagave për punëtorët e shërbimit publik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›