E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hague i telefonon Metës: Riktheni dialogun

Sekretari Britanik i Shtetit për Çështjet e Jashtme, William Hague, shpreh domosdoshmërinë e rivendosjes së dialogut politikë PD-PS për daljen nga situata kaotike e politikës në vend. Zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, gjatë një bisede telefonike me Sekretarin Britanik të Shtetit për Çështjet e Jashtme, William Hague, përveçse e ka uruar për detyrën e re, ka folur edhe për situatën politike në Shqipëri. Ata ndanë dëshirën për përmirësimin e klimës së brendshme politike, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimësisë së dialogut politik në vend. Meta i vlerësoi marrëdhëniet Tiranë - Londër si shumë të rëndësishme. Hague nga ana e tij, e siguroi ministrin e Jashtëm shqiptar për mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar në integrimin evropian të Shqipërisë. Sekretari Britanik i Shtetit për Çështjet e Jashtme vlerësoi rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon, duke theksuar se Ballkani Perëndimor do të jetë një prioritet i rëndësishëm në politikën e jashtme britanike dhe se konferenca e Sarajevës do të jetë një moment inkurajimi për rajonin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›