Maturantët, Topalli u premton të rinjve lëvizjen pa viza
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, pohoi dje se mazhoranca po punon që të sigurojë lëvizjen pa viza të shqiptarëve dhe veçanërisht të rinjve, të cilët janë e ardhmja e këtij vendi. Me rastin e festës së maturës, Topalli hapi dyert e Kuvendit dhe priti gjimnazistët e Tiranës për tu uruar suksese në jetën dhe shkollimin e tyre të mëtejshëm. Duke bashkëbiseduar me kryetaren, maturantët folën për ëndrrat dhe dëshirat për të vazhduar universitetin në Shkenca Politike, Juridik, Ekonomi dhe Shkenca. Organizimi i kësaj feste të maturantëve ndryshoi pamjen dhe atmosferën e bulevardit, ku deri dy ditë më parë shikoje vetëm çadrat e grevës së socialistëve. Ju jeni e ardhmja e Shqipërisë evropiane. Ne duam që ju të lëvizni pa viza, - tha Topalli gjatë komunikimit me të rinjtë. Në fund të kësaj feste në bulevard, ata hynë në mjediset e Kuvendit. Mes maturantëve, zonja Jozefina Topalli tha: Ju jeni motivi i punës së çdo shqiptari.