Hair Zeqiri firmos për FlamurtarinZeqiri, një prodhim i pastër i shkollës vlonjate, është lojtari i gjashtrë që firmos brenda kësaj jave me Flamurtarin.

Hair Zeqiri (20 vjeç, 8 ndeshje sezonin e kaluar) firmosi edhe për një sezon tjetër me Flamurtarin. Mesfushori i avancuar i Kombëtares U-21 është dhe autori i golit fitues të Kupës së Shqipërisë në fitoren 2-1 kundër Tiranës.
Zeqiri, një prodhim i pastër i shkollës vlonjate (aktizohet qysh nga sezoni 2005-2006, 46 ndeshje në total, 1 gol në Superligë), është lojtari i gjashtrë që firmos brenda kësaj jave me Flamurtarin.
Më parë firmat i kanë hedhur Brahimaj, Roshi, Ngjela si dhe brazilianët Flavio Junior e Façi
Përfundimisht mesfushori vlonjat Arlind Rustemi (23 vjec, 15 ndeshje, 2 gola sezonin e kaluar) do të testohet me Atromitos (Superliga, Greqi).
Skuadra vlonjate nisi nën urdhëra e Eqerem Memushit përgatitjet për Ligën e Europës (merr pjesë në turin e dytë eliminator), ndërkohë që më 17 qershor do të niset drejt Maqedonisë për të kryer fazën përgatitore.
E Diele, 14 Qershor 2009