E Shtunë, 31 Tetor 2026

Porti i Durresit fluks ne fundjave

Fundjava ka shënuar një fluks të madh të emigrantëve që kthehen në qytetet italiane ku jetojnë e punojnë përmes portit detar të Durrësit, por dhe të atyre që shfrytëzojnë lëvizjen e lirë për të udhëtuar drejt vendeve të zonës Shengen.

Bashkë me numrin e madh të pasagjerëve, vonesa në përpunim kanë shkaktuar edhe ankorimet e trageteve, lidhja në rrjet me sistemin e kontrollit të pasaportave, si dhe skaneri që për shkak të tensionit të ulët prej ditësh ka dalë jashtë funksionimit.
 
Policia kufitare ka shtuar sportelet e saj dhe ka rritur kontrollet ndaj automjeteve dhe pasagjerëve për të shmangur kalimin e kufirit nga persona në kërkim a me precedentë penalë që shfrytëzojnë pikërisht ditët e fluksit për të tentuar largimin nga vendi, si dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Mbrëmjen e së shtunës afro 8 mijë veta kanë dalë nga porti detar i Durrësit me tragetet e linjave që kanë qenë në lëvizje të pandërprerë përpunimi në momentin e mbërritjes, megjithatë udhëtarëve, përfshirë gra e fëmijë, u është dashur të presin edhe gjatë, deri në orët e para të së dielës, në port për mbërritjen e tragetit me të cilin do të udhëtonin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›