E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haiti, akuza ndaj ish-diktatorit Duvalier


Ish-diktatori haitian, Jean-Claude Duvalier, i rikthyer në vendin e shkatërruar nga tërmeti i një vitit më parë, do të përballet me akuzat e korrupsionit dhe të shpërdorimit të detyrës gjatë regjimit të tij në vitet 1971-1986.

Vetë diktatori Duvalier ka mohuar të gjitha akuzat duke thënë se ai u rikthye në Haiti për të ndihmuar popullin pas tërmetit shkatërrues.

Gjatë periudhës që udhëhoqi, ai përdori brutalisht forcën e milicisë së tij si dhe akuzohet për shpërdorimin e shumave të ndryshme nga nga fondet publike.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›