Qeveria në Tunizi, OKB: Negociata të zgjeruara

Organizata e Kombeve të Bashkuara i ka bërë thirrje qeverisë së përkohshme në Tunizi që të hapë negociata të zgjeruara në spektrin politik vendas.
Në një deklaratë për mediat, Sekretari i Përgjthshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, tha se në vend nevojitet një marrëveshje gjithëpërfshirëse për qeverinë dhe zgjedhjet e ardhshme.
Ndërkohë ditën e djeshme mijëra tunizianë dolën sërish në protesta për të kundërshtuar qeverinë e përkohshme, pjesë e së cilës ishin mjaft emra ministrash të njohur si mbështetës të ish-presidentit Ben Ali dhe të partisë së tij.