Përmbytjet në Brazil, shkon në 700 bilanci i viktimave

Numri i viktimave nga përmbytjet në Brazil, vazhdon të rritet dhe sipas autoriteteve qeveritare ai i ka kaluar të 700 personave.
Një helikopter arriti të shpëtonte 18 persona në qytetin e Rio De Janero, pasi shiu i dendur shkaktoi një përmbytje të madhe në zonën malore të tij.
Ndër të shpëtuarit ishte 4 fëmijë, njëri prej tyre vetëm 30 ditë i lindur. Por forcat e shpëtimit kanë deklaruar se nuk kanë arritur ende të depërtojnë në disa zona të vështira të cilat janë goditur nga katastrofa.
Ndërsa sipas parashikimeve meterologjike, pritet që shirat e dendur të vazhdojnë edhe për disa ditë të tjera. Përmbytjet janë shtrirë edhe më tej në qytetin e San Paolos, ku bilanci i viktimave ka shkuar në 24 persona.
Qyteti turistik i Teresopolis, është kthyer në një tokë djerrë. Sipas autoriteve qeveritare në këtë qytet, janë rregjistruar 292 viktima, ndërkohë që shumë të tjerë rezultojnë të humbur. Rezidentët në qytet kanë ndihmuar që të pastrojnë rrugët nga balta dhe sendet e sjella nga vërshimet e ujit, ndërsa të tjerë kanë nisur kërkimet për të humburit.
Studiuesit kanë pohuar se katastrofa ka ardhur nga kombinimi i fenomeneve të motit më papërgjegjeshmërinë ndaj mjedisit.
Sipas tyre i duhet dhënë fund ndërtimi i shtëpive në zona të rrezikshme, si bregjet e lumit apo rrafshet e maleve. Një nga këto qytete është edhe Nova Friburgo ku deri tani janë shkaktuar 334 viktima.
Qeveria braziliane, është vënë këto kohë në një situatë të vështirë në përballimin e situatës pasi Brazili zhvillon në vitin 2014 Kampionatin botëror të futbollit si dhe lojrat olimpike në vitin 2016.