E Diel, 1 Nëntor 2026

Haiti goditet nga një tërmet i fuqishëm, mijëra nën rrënoja

Një tërmet i fuqishëm goditi ditën e martë kryeqytetin e shtetit ishullor të Haitit Port-au-Prince.
Autoritetet kanë bërë të ditur se tërmeti që shembi shumë ndërtesa në kryeqytet i ka marrë jetën qindra personave dhe plagosur shumë të tjerë.
Gjithashtu autoritetet i druhen një përkeqësimi të bilancit të fatkeqësisë, pasi thuajse në të gjithë territorin e prekur prej tërmetit vazhdojnë ende kërkimet.
Tërmeti ishte me magnitudë 7.0 ballë i shkallës richter, dhe kishte epiqendrën në brendësi të tokës ku ishte vetëm 16 kilometra larg kryeqytetit Port-au-Prince.
Tërmeti shkatërrues shkaktoi panik te njerëzit të cilët ulërinin nëpër rrugët e mbuluara nga re tymi që shkaktoheshin nga ndërtesat që binin nga lëkundjet e tokës.
Megjithëse ishte errësirë njerëz të dëshpëruar kërkonin nëpër rrënoja për të afërmit e tyre të mbijetuar.
Mes ndërtesave të dëmtuara ishte edhe pallati presidencial.
Haiti është vendi më i varfër i hemisferës perëndimore dhe është prekur shpesh nga fatkeqësitë natyrore.
9000 forca të Organizatës së Kombeve të Bashkuara u stacionuan pas tërmetit për të vendosur rendin në vend.
Pas kësaj fatkeqësie natyrore sekretarja e shtetit amerikan Hillary Klinton tha se SHBA-ja do të dërgojë ndihma ushtarake dhe civile për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›