E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni, dështon takimi mes Klinton dhe Okaras për bazën ushtarake Futenma

Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Klinton dhe ministri i jashtëm japonez Katsuya Okada dështuan të martën për të arritur marrëveshjen mbi një bazë ushtarake, por u zotuan të mos i prishin marrëdhëniet më tej.
Pas një diskutimi prej 80 minutash me Okadan në Haëai Klinton i kërkoi Tokios që të arrihej marrëveshja për të zhvendosur bazën e marinës amerikane Futenma për në ishullin e Japonisë jugore Okinava.
"Ne i jemi mirënjohës qeverisë japoneze përsa i përket këtij proçesi. Jam e bindur se ne do ta zgjidhim këtë çështje duke reflektuar në dobi të aleancës tonë, e cila ofron sigurinë që populli japonez është duke kërkuar", tha Klinton.
Ministri Okada përsëriti se qeveria japoneze kishte premtuar se një vendim final për çështjen e Futenmas do ta ndërmerrte në Maj.
Zyrtarët amerikanë thanë se Fuetnma do të zhvendoset në një zonë të Okinaëas ku nuk ka shumë banorë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›