E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haiti në rrezik, vërshime dhe reshje në vend

Haiti sërish është në ethe për shkak të kërcënimit të fundit nga stuhia “Isaac”. Erërat e fuqishme dhe shiu kanë shkaktuar sërish vërshime në këtë vend, i cili ende nuk është rimëkëmbur nga tërmeti vdekjeprurës i vitit 2010.
 

Sipas parashikimeve vendi kërcënohet sërish nga reshjet e mëdha që mund të shkaktojnë rrëshqitje dhe përmbytje.Ndërkaq sipas grupeve humanitare, rreth 400 mijë haitianë ende jetojnë në kampe të improvizuara pas tërmetit të vitit 2010.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›