Janukoviç në Rusi, takim me homologun Putin

Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviç, ka thënë se është i interesuar të eksportojë produkte të teknologjisë së lartë të Ukrainës në vendet aziatike.
Ai ka shfaqur interesim që vendi i tij të fitojë statusin e vëzhguesit në Organizatën e Shangait për Bashkëpunim.
Janukoviç ka thënë po ashtu se Ukraina do të donte të ndryshonte pozicionin e saj rreth problemeve me importin e gazit natyror nga Rusia.
Ai i ka bërë këto komente gjatë takimit me presidentin rus, Vladimir Putin.
Takimi është zhvilluar në Soçi, gjatë një vizite pune që Janukoviç po zhvillon në Rusi.