E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jackobson: SHBA mbështet sovranitetin e Kosovës

Ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracy Jackobson deklaroi se statusi i Kosovës është zgjidhur tashmë dhe se absolutisht nuk ekziston mundësia e korrektimit të kufijve. Në njërën nga intervistat e para për mediat serbe në Kosovë, ambasadorja amerikane theksoi se SHBA-ja plotësisht është përcaktuar në favor të sovranitetit të Kosovës në mbarë territorin e saj.

“Ajo çka i nevojitet vërtetë Kosovës dhe Serbisë është përqendrimi në dialog, që do të sjellë deri në normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve, në mënyrë që përparimi i bërë deri tash të mund të forcohet dhe mbi bazë të kësaj pastaj të vazhdohet në krijimin e një mjedisi më stabil dhe për zhvillim ekonomik”, tha Jackobson.

Duke përmendur si raste bisedimet e deritashme që sollën deri në Planin gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, si dhe dialogun teknik me Serbinë, Jackobson vlerësoi se Kosova ka dëshmuar që është e aftë që të jetë partner i mirë dhe produktiv në bisedime, ka thënë ajo për radion serbe nga Çagllavica.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›