E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holland e Samaras: Athina duhet të tregojë "kredibilitetin" e saj

Presidenti francez François Hollande ka deklaruar se Greqia duhet të mbetet në zonën e euros, por duhet të demonstrojë kredibilitet të angazhimeve të saj në konsolidimin fisKal. Deklarata është dhënë pas takimit për më pak se një orë të mabajtur në Elysée me kryeministrin grek Antonis Samaras.

"Greqia është në Eurozonë dhe duhet të mbetet në zonën e euros. Së dyti, ajo duhet të tregojë, përsëri, besueshmërinë e programit dhe angazhimin e liderëve të saj për ta zbatuar" tha Presidenti francez. Një gjë e tillë duhet për të garantuar popullin se ajo është e qëndrueshme, ka shtuar më tej Presidenti, ndërsa gjithashtu përshëndeti përpjekjet e grekëve të angazhuar edhe pse në rrethana shtrënguese. Presidenti Holland përsëriti se partnerët europianë presin raportin e Trojkës së kreditorëve të Greqisë, Bashkimit Europian, Bankës Qendrore Europiane, dhe Fondit Monetar Nderkombetar.

Megjtihatë ai shtoi se duhen ende imepnjime, pasi pas dy vjetësh e gjysmë, nuk ka më kohë për të humbur. Impenjimi i Greqisë, ashtu edhe ai i Europës,duhet të realizohen menjëherë pas prezantimit të raportit të Trojkës, parashikuar për në fillim të tetorit- këmbënguli Kreu i shtetit francez. Ndërsa kryeministri Samaras siguroi se Athina do të qëndrojë ne Eurozonë dhe do të ketë një rol të rëndësishëm në Bashkimin Europian, pavarësisht vullnetit të ndokujt për të spekuluar rreth problemeve të Athinës. "Ky sukses i Greqisë, ka thënë ai, do të jetë edhe një sukses europian. Do të tregojmë se Europa është e aftë të superojë vështirësitë dhe problemet që ka në unitet , dhe për ta bërë këtë, kemi nevojë për sforcim, impenjim, por edhe një rimëkëmbje ekonomike.Aktualisht qeveria greke po finalizon një paketë masash kursimi prej 11.5 miliardë eurosh për dy vitet në vijim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›