Tel Aviv arabe dhe hebrenj ne proteste

Më shumë se 10.000 izraelitë arabë dhe hebre kanë protestuar në Tel Aviv kundër një komisioni të ri, i cili do të kontrollojë financat e organizatave joqeveritare. Për tubimin protestues "Për mbrojtjen e demokracisë" kishin bërë thirrje dhjetëra parti me orientim të majtë dhe organizata. Komisioni është parashikuar sipas një ligji që parlamenti ka miratuar më 6 janar.
E djathta e politikës izraelite akuzon organizatat për të drejtat e njeriut në mënyrë të vazhdueshme se mbështesin terroristët dhe duan të dobësojnë forcat e armatosura. Iniciativa e ministrit të jashtëm Avigdor është quajtur si tentativë e qeverisë për të penguar shpalosjen e realitetit në bregun perëndimor dhe Rripin e Gazas. Por sipas kryeministrit Benjamin Netanyahu grupet e të drejtave të njeriut së bashku janë angazhuar në demostrimin e hipokrizisë kundrejt Izraelit.
Delina Bitraku