Haiti, rrëzohet helikopteri i OKB-së, vdesin 4 persona
Një helikopter i "Kaskave Blu" të Organizatës së Kombeve të Bashkuara u rrëzua në një zone malore të Haitit duke shkaktuar vdekjen e të katër anëtarëve në bord.
Lajmi njoftohet prej zëdhënësve të Kombeve të Bashkuara, ku njoftohet se incidenti u regjistrua pranë qytetit Fonds në afërsi të kufirit me Republikën Domenikane.
Të katërt viktimat i përkasin kombësisë spanjolle, dhe ishin pjesë e misionit paqeruajtës në vendin amerikano-latin dhe nën komandën e OKB-së.
Ende nuk janë qartësuar shkaqet e aksidentit, ndërkohë që grupi hetimor i Kombeve të Bashkuara nuk përjashton mundësinë e ndonjë avarie në mjetin fluturues.