E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger: Chelsea është në rënie


Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se lideri i Premier Ligës, Chelsea, është në 'rënie'.

Wenger merr si shembull moshën e lojtarëve dhe derisa blutë po 'plaken', 'fëmijët' e Arsenalit po arrijnë moshën e përkryer dhe kulmin e formës fizike.

"Në grafik ne po shkojmë lart, sigurisht. Ata (Chelsea) po bien. Chelsea ka gjashtë ose shtatë lojtarë mbi moshën 30 vjeçare. Ata nuk do të shkojnë lartë. Por Abramovich mund të thotë gjatë verës, 'Do t'i blej shtatë lojtarë të moshës 24-vjeçare' dhe sigurisht se jeni në të njëjtën garë përsëri", ka thënë Wenger.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›