Haiti teste per kontrollin e koleres
Te pakten 120 persona ne kryeqytetin e Haitit Port au Princ po testohen nga grupet mjekesore per te zbuluar nese jane prekur nga kolera.
Lajmin e bejne te ditur autoritetet lokale sipas te cilave semundja klinikisht eshte e pranishme ne qytet por nuk ka ende nje konfirmim zyrtar.
Ministria e Shendetesise njofton se 544 persona kane humbur jeten si pasoje e epidemise se fundit te semundjes nderkohe qe 8 mije te tjere po kurohen ne spital.
Autoritetet druheshin prej kohesh se kolera mund te perhapej edhe ne kryeqytetin e mbipopulluar qe kur ra fillimisht ne veri ne muajin tetor.
Semundja qe lind nga ndotja e ujit eshte perhapur tashme ne 5 nga 10 rajonet e Haitit dhe numri i personave te vdekur eshte rritur me mbi 100 ne me pak se nje jave.