Jordani votohet per zgjedhjet e pergjithshme
Populli i Jordanise po voton ne kuader te zgjedhjeve parlamentare qe jane bojkotuar nga partia me e forte e opozites Fronti i Aksionit Islamik.
FAI kundershton ligjin e ri qe redukton vendet nga zonat urbane nderkohe qe rrit perfaqesimin e zonave tribale qe mbeshtesin mbretin Abdullah.
Nga ana e saj FAI gezon mbeshtetjen e zonave te populluara nga etnite palestineze.
Pjesemarrja ne zgjedhje pritet te jete e ulet e shoqeruar nga shqetesimi per nje ekonomi te dobet dhe per rritjen e cmimeve te mallrave baze.
FAI u terhoq nga gara duke deklaruar se sistemi elektoral eshte anuar ne favor te Hashemiteve sic njihet ndryshe familja mbreterore qe qeveris vendin.