E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te fitosh luften e klasave

Opinion

Lufta e klasave ajo per te cilen askush nuk ka deshire te flase ne fakt vazhdon e palekundur. Ndersa miliona amerikane kane mbetur pa pune dhe te tjere jane duke luftuar per mbijetese duke shtrenguar rripat edhe gjate ketyre diteve te pushimit elita e vendit eshte duke lidhur kepucet e vallezimit per tu defryer e organizuar mbremje si te ishin mbreterore e me gjak blu. Recesionet dhe krizat jane per te varfrit jo per shefat e korporatave te medha dhe titanet e Wall Street qe jane edhe zemra e aristokracise amerikane. Jane ata qe shkaktuan nje lufte ekonomike kunder te gjitheve nje lufte nga e cila po nxjerrin perfitime te jashtezakonshme. Te varfrit mund te jene duke perjetuar stinen me te keqe te pushimeve qe kane perjetuar ndonjehere por kompanite amerikane sapo kane marre te ardhurat e majme me te majmet ndonjehere per sa i takon 3-mujorit te fundit te vitit. Sipas nje raportimi te bere ne median amerikane kete jave firmat amerikane kane pasur ne kete tremujor te fundit te vitit te ardhura te barabarta me 1.659 trilione dollare qe eshte edhe shifra me e larte e regjistruar deri me tani. Te ashtuquajturit minjte e korporatave jane duke u rrumbullakosur ne menyre alarmante. Te ardhurat e tyre jane rritur me nje shpejtesi qe nuk eshte pare me pare dhe ata me zor arrijne qe te mbajne buzagazin.

Te gjithe ata qe mund te mendojne se ka dicka te mire ne kete ndarje te thelle mes pasurise se elites amerikane dhe masave qe luftojne per ekzistence e kane shume gabim. Kjo situate nuk eshte e mire as per eliten vete. Nuk ka shans qe ekonomia amerikane te nise te forcohet dhe te shenoje rritje kur ka nje numer kaq te madh te papunesh kur pagat mbeten te pandryshuara dhe vendet e punes qe krijohen jane vende pune per te varfrit. Nese amerikani i zakonshem nuk do te shpenzoje te ardhurat e tij te fituara nga nje pune e mire cdo shprese per nje rimarrje ekonomike te shpejte te vendit eshte e shuar.

Pertej kesaj pabarazia ekstreme e kushteve te jeteses mes shtresave te ndryshme eshte nje recete e sigurt per pakenaqesi dhe rebelim. Familjet e varfra e gjejne veten nen nje presion te perditshem per te mbijetuar per te gjetur parate per te paguar kredine per te paguar faturat per te perballur semundjet dhe per te blere ilacet per te qetesuar ankthin e perditshem. Konfliktet sociale jane si metastaza dhe nga keto rrethana kerkohet gjithmone nje rrugedalje. Demagoget ne menyre te pashmangshme shfaqen per te hedhur helm ne situata te tilla. Te pasurit mund te vazhdojne te mendojne se njerezit nuk do te ngrihen kurre kundra tyre por e kane te rreme kete besim. Askush nuk duhet qe te harroje kohet e turbullta te vitit 1930.

Nuk jane te pakta rastet kur milionere apo miliardere emerohen ne pozicionet qe kane te bejne me jeten e te varferve per tu thene atyre se duhet qe te luftojne dhe perpiqen qe te jetojne per disa kohe me me pak para dhe te ardhura. Ne raste zyrtaresh te tille te larte eshte e veshtire qe te permbahesh.

Pabarazia ekstreme eshte duke kontribuar tani fuqishem ne polarizimin e politikes dhe te formave te tjera te pushtetit ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ajo qe amerikanet punetore duhet me te vertete te bejne ne kushte te tilla eshte qe te formojne aleanca dhe te perpiqen me nje shpirt vullneti pozitiv qe te gjejne zgjidhje funksionale per mijera problemet me te cilat perballen sot individet dhe familjet e zakonshme. Per te krijuar keto aleanca duhen lidere te fuqishem qe te luftojne kunder forcave qe per pak sa nuk e shkaterruan ekonomine dhe i lane amerikanet ne te keq.

Aristokratet mendohej se ishin anatema e amerikaneve. Sot nderkohe qe pjesa me e madhe e kombit eshte duke vuajtur ata jane te vetmit qe mund ta perballojne nje buzeqeshje.

Marre me shkurtime nga The New York Times

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›