E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dublin populli ne kembe kunder shkurtimeve publike

Rebelimi Dhjetera mijera vete ne proteste para zyrave te qeverise

Dhjetera mijera njerez kane marshuar dje ne te gjithe Dublinin kryeqytetin e Republikes se Irlandes kunder programit te qeverise qe parashikon shtrengime te medha dhe shkurtime te fondeve publike per shkak te deficitit te larte buxhetor.

Lideret e protestave kane bere te ditur se ky ishte vetem fillimi i shume protestave te tjera kunder planeve per te rritur taksat dhe per te shkurtuar shpenzimet publike te cilat u bene se fundi publike nga qeveria. Programet e shkurtimeve jane krijuar per te mbushur deficitin e larte dhe jane kushtet per paketen e ndihmes financiare qe Irlanda pranoi nga Fondi Monetar Nderkombetar dhe Bashkimi Europian javen qe shkoi. Keto protesta jane organizuar ndersa zyrtaret e larte te shtetit dhe te ekonomise ishin mbledhur per te finalizuar detajet e fundit te paketes se shpetimit te vendit. BE dhe FMN pritet qe ti huajne vendit 85 miliarde euro dhe termat e kesaj huaje pritet qe te publikohen sot ne prag te rihapjes se tregjeve financiare te dielen.

Televizioni i vendit ka raportuar se perqindjet e interesit do te paguhen per pjese te kredise qe mund te jene 6.7 me te larta se perqindja qe iu caktua Greqise per paketen e shpetimit qe iu dha ne muajin maj. Kjo perqindje jashtezakonisht e larte ka ngjallur shume shqetesim dhe protesta nga partite e opozites. Megjithate qeveria ka bere te ditur se kjo shifer nuk eshte e sakte dhe se ka krijuar me te drejte shqetesim te njerezit. Paketa e shkurtimeve te shpenzimeve publike e njoftuar disa dite me pare parashikon nje ulje te pages minimale shkurtim te vendeve te punes se sektorit publik si dhe nje rritje te taksave ne menyre qe te sigurohen per 4 vitet e ardhshme nje kursim prej 15 miliarde eurosh.

Ne protesten e djeshme moren pjese mbi 100 mije vete dhe ato u perqendruan ne sheshin ku jane zhvilluar zakonisht betejat kunder sundimit britanik. Nje zedhenes i sindikatave irlandeze tha se protesta ishte krijuar per te derguar nje mesazh shume te qarte Ne po perpiqemi qe te bindim qeverine qe nuk ka mbeshtetje per planin e saj nga ana e shoqerise civile dhe cdo mase qe ajo ka marre deri me tani ka qene ne kundershtim me interesat e shoqerise.

Frika e protestuesve eshte se buxheti i ri do te shumefishoje deflacionin me dhjete here dhe se situata ekonomike e vendit do te perkeqesohet me shume ndryshe nga sa parashikojne ekspertet ekonomike qe ishin pro pranimit te paketes. Per sa u perket parave te paketes ato te FMN-se do te jete me perqindje te ulet por parate e paketes qe do te vijne nga BE do te jene me nje perqindje me te shtrenjte per shkak te vete kushteve ne te cilat ndodhet aktualisht eurozona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›