Policia bashkiake Stop qenve pa maska
Tiranë- Qytetarët me qenë pa maska nuk janë lejuar sot të hyjnë në parkun e liqenit artificial të Tiranës. Ka qënë ky një aksion i policisë bashkiake që ka kthyer mbrapsht të gjithë personat që nuk kishin vënë maskën në gojën e qenve të tyre.
Qentë në këtë zonë të shumëpopulluar, nga të gjithë grupmoshat, përfshirë fëmijë, ishin kthyer në një kërcënim serioz për qytetarët. Gazeta IDEA e kishte denoncuar këtë fenomen kohë më parë dhe siç duket rastet e fundit të sulmeve të qenëve ndaj qytetarëve kanë nxitur policinë bashkiake të ndërrmarrë këtë aksion për ndalimin e tyre.
IDEA e pranishme në parkun e liqenit artificial këtë fundjavë, vëren një mungesë totale sensibilizimi nga ana e qytetarëve, pronarë të qenve, mbi rrezikun që kafshët e tyrë mund të përbëjnë për kalimtrët. Asnjë qytetarë nuk i kishte vendosur maskën qenit të tij.
Policia bashkiake shprehet e vendosur të vijojë aksionin e saj edhe në ditët në vijim, me synim mbrojtjen e qytetarëve nga ndonjë sulm i mundshëm i qenve që ishin mësuar të shëtisnin, në të njëjtat parqe si banorët e Tiranës.
Prindërit që kishin vendosur sot të nxirrnin fëmijët e tyre nga liqeni kanë patur një ditë të qetë dhe kanë mundur të pushojnë pa u dashur të ruajnë fëmijët e tyre nga qentë.