E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hajdute me bicak shkaterrohet grupi qe vidhte ne bulevard

Nje grup te rinjsh qe vidhnin me ane te dhunes ne rrugicat rreth qendres se kryeqytetit jane arrestuar dje nga policia e kryeqytetit. Gjashte te rinj qe dilnin pergjate bulevardeve kryesore me thika ne duar duke trembur e kercenuar kalimtare te rastit per ti grabitur u arrestuan gjate operacionit te koduar Bulevard jane te rinj e adoleshente Rizvan Suma 19 vjec Ramazan Krasniqi 18 vjec Edmond Gaxha 18 vjec Elton Cceka 20 vjec dhe dy minorenet 16-vjecar H.N e E.C. te gjithe banore ne zonen e Kamzes. Nga Policia e kryeqytetit behet me dije se gjashte te rinjte ne fjale ne bashkepunim me njeri-tjetrin ne kohe e vende te ndryshme kane realizuar vjedhje me dhune nen kercenimin e thikave. Vendet e preferuara nga ta ishin kryesisht ne zonat e bulevardit Deshmoret e Kombit prane Tajvanit ne rrugen Myslym Shyri etj. Nga hetimet paraprake dyshohet se deri tani ata jane implikuar ne pese vjedhje te ndryshme. Vjedhja e pare daton me date 17 shtator 2010 ne rrugen Myslym Shyri ku kane vjedhur me dhunenje qytetar duke i grabitur varesen dhe byzylykun gjate ketij momenti i kane shkaktuar atij demtime te renda ne trup. Ne Rrugen e Elbasanit ata kane kryer dy vjedhje e para ka ndodhur me 20 tetor duke e lene edhe te plagosur viktimen e aktit te tyre. Nderkohe vjedhja e dyte po ne Rrugen e Elbasanit ka ndodhur me 31 tetor po kete dite ata kane realizuar vjedhjen me dhune ne bulevardin Deshmoret e Kombit te nje shtetaseje duke i vjedhur nje sere bizhuterish. Po nga kjo bande dyshohet se eshte bere edhe nje tjeter vjedhje ne afersi te kompleksit te Tajvanit. Nga burime nga Policia e Tiranes mesohet se fillimisht jane arrestuar Rizvan Suma Ramazan Krasniqi dhe Edmond Goxha te cilet fillimisht kane qene te dyshuar per grabitjen e 31 tetorit. Gjate fazes se pare te hetimeve policia e kryeqytetit ka hasur ne prova qe i lidhnin te dyshuarit edhe me vjedhje te tjera te kryera ne te njejten menyre. Nderkohe policia po vazhdon me tej me hetimet per te zbuluar edhe vjedhje te tjera te mundshme nga ky grup te rinjsh. Gjate kontrollit atyre u jane gjetur ne cilesine e provave materiale nje sere bizhuterish nje sasi parash si dhe disa thika te cilat i perdornin per te realizuar keto vjedhje me dhune.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›