Pako bombe per Merkelin nga Ministria greke e Ekonomise

Ne zyrat e Kancelares gjermane ne Berlin te marten mberriti nje pako e dyshimte qe permbante pluhur te zi te menduar si nje lloj eksplozivi
Pako bombe per Merkelin nga Ministria greke e Ekonomise. Emri i derguesit ne pako ishte i rreme por arsyet fshihen pikerisht pas kushteve ekonomike qe BE i imponoi Greqise per te nxjerre vendin nga borxhet e krijuara prej nje shteti jo efektiv qe kishte genjyer BE-ne me bilancet dhe coi deri ne veteshkaterrim financat e tij.
Ne zyrat e Kancelares gjermane ne Berlin te marten mberriti nje pako e dyshimte qe permbante pluhur te zi te menduar si nje lloj eksplozivi. Policia gjermane thote se ende nuk ka verifikuar permbajtjen e pakos por ajo qe dihet tashme eshte se ishte nisur nga Athina eshte futur ne Gjermani permes Belgjikes dhe ka mberritur ne zyrat e qeverise gjermane ne oren 1300.
Pakoja bombe ishte derguar nen emrin e Ministrise se Ekonomise se Greqise ndersa duhej te merrej nga Kancelaria Merkel. Qeveria gjermane dhe nje deklarate per kete rast duke njoftuar se pakoja e dyshimte ishte vene re nga kontrolli i postes te cilet kane njoftuar me tej forcat e policise antieksploziv. Keta te fundit kane vene re se pakoja nuk mund te hapej dhe kane dyshuar per eksploziv... Ekspertet kane bere shperthimin e detyruar te pakos dhe kane marre masat e duhura. Askush nuk u plagos.
Nderkohe e perditshmja gjermane Bild sqaron se policia kishte perdorur nje robot dhe kishte goditur pakon me uje duke e shkaterruar ate pa krijuar shperthim. Nga ana tjeter vazhdojne hetimet per te zbardhur permbajtjen e kesaj pakoje.
Bild ben me dije se edhe ambasada gjermane ne Athine ishte shenjestruar nga pakot bombe qe u bene te modes ne Athine dy ditet e fundit. Kjo pako e fundit ishte zbuluar nga firma qe bente transportin dhe shkaterruar pasi me pare ishte refuzuar nga ambasada e Gjermanise ne Athine pasi nuk kishte te mire identifikuar derguesin.
Sipas Bild autore te dyshuar te ketyre dergesave jane grupe anarkiste te majta qe kane nje tradite te madhe ne Greqi.
Keto grupe jane bere jashtezakonisht aktive pasi Greqia mori masa ekstreme per te balancuar borxhin financiar dhe vendi eshte zhytur thelle ne kaos. Bild identifikon tri grupe te mundshme revolucionare qe mund te jene edhe pas sulmeve ne fjale Sekti i Revolucionareve Nukli i Konspiracionit te Zjarrit dhe Perpjekja Revolucionare. Pjesa me e madhe e ketyre grupeve perbehen nga te rinj qe nuk jane te sigurt per te ardhmen e tyre ne Greqi. Fakti qe BE i vuri Greqise kushte drakoniane kursimi ka bere qe te mjaft te rinj atje te rritet urrejtja ndaj Evropes - shkruan Bild. Sipas gazetes kjo urrejtje eshte kryesisht ndaj Kancelares Merkel dhe Presidentit francez Sarkozi. Nderkohe edhe ne shtypin grek Gjermania eshte sulmuar mjaft ashper. Edhe pse nje nga vendet qe ka dhene mbeshtetje ekonomike jo te vogel per Greqine perfshi edhe ndihmen e fundit kur vendi ishte i zhytur ne borxhe shtypi grek e ka paraqitur Gjermanine mjaft keq duke i vene sipas Bild pseudonime si Rajhu i 4-t apo si diktatori i Evropes.