Perplaset nga treni, vdekje klinike 16-vjecari
Tirane- Nje 16-vjecar eshte perplasur ne mengjesin e djeshem, nga treni i linjes Tirane-Durres, ndersa ndodhet ne vdekje klinike. Ngjarja ka ndodhur ne Kamez, ne vendin e quajtur "Treshi", kur adoleshenti ka qene duke kaluar mbi shina, por nuk ka vene re se treni ishte duke kaluar. Uniformat blu te Komisarit nr. 3 Tirane, te cilet jane duke hetuar ne lidhje me kete ngjarje, kane shpjeguar se ngjarja mund te kete qene aksidentale. Makinisti eshte shoqeruar ne polici, ku ka dhene deklarimet e tij, ndersa me pas eshte lene ne gjendje te lire.
Ngjarja
Sipas burimeve nga policia, ngjarja e rende ka ndodhur rreth ores 07:30 te mengjesit te djeshem. Genci Skrashi, 16-vjec nga Paskuqani, ka qene duke kaluar rrugen me biciklete tek shinat e trenit ne Kamez, ne vendin e quajtur "Treshi". Ne ato momente, adoleshenti nuk e ka pare qe ishte duke ardhur treni me shpejtesi. Sipas burimeve nga policia, mesohet se Skrashi ka shtangur ne ato momente dhe eshte perplasur nga treni i linjes Tirane-Durres. 16-vjecari ka rene ne toke pa ndjenja. Banoret e zones e kane derguar menjehere 16-vjecarin per ne Spitalin Ushtarak ne Tirane. Mesohet se pas ndihmes se nevojshme te marre nga bluzat e bardha, adoleshenti ndodhet ne gjendje te rende shendetesore. Sipas mjekeve, ai ndodhet ne vdekje klinike.
Hetimet
Menjehere pas ngjarjes efektivat e policise te komisarit nr.3 Tirane, kane shkuar ne vendngjarje, ku kane kryer veprimet e para hetimore. Ne pyetje jane marre banore te kesaj zone, si dhe makinisti. Ky i fundit pas deklarimeve te tij, eshte lene i lire nga policia e kryeqytetit. Sipas burimeve nga policia, ai ka deklaruar se i riu, i ka dale perpara shinave ne momentin qe ka qene duke kaluar, nderkohe qe nuk ka pasur mundesi qe te frenonte ne kohe. Policia e kryeqytetit nuk ka marre asnje person nen hetim, ndersa po punon per te zbardhur kete ngjarje. Nderkohe qe dyshohet se ngjarja mund te kete qene aksidentale.
Redinalda Caushaj