Lodhet gjate notit, mbytet 22-vjecari
Durres- Deshira per te notuar ne thellesi te detit Adriatik, eshte kthyer ne vendim fatal per nje 22-vjecar ne plazhin e Rrushkullit ne Durres. Qatip Ferhati, humbi jeten pasditen e djeshme teksa bente plazh, se bashku me disa te njohurit e tij. Ne momentin kur dhe temperaturat e larta te dites kishin arritur kulmin, 22-vjecari ka nisur te notoje drejt thellesise se ujerave. Gjate notit ai ka shfaqur shenja lodhjeje dhe ne pamundesi per t'u kthyer ne breg, ka bere thirrje per ndihme. Pushuesit qe gjendeshin ne det, kane qene larg te riut dhe derisa kane mberritur aty ku ndodhej, Ferhati kishte pire shume uje. Menjehere ata e kane nxjerre ne breg te detit, por pa mundur ta mbajne ne jete 22-vjecarin edhe per shkak te voneses se ndihmes mjekesore. Mjeket konstatuan se i ndjeri, kishte pire shume uje qe perfundoi ne organet e frymemarrjes. Policia vendore nisi hetimet per ngjarjen dhe nga deshmite e mbledhura, e konsideroi mbytjen aksidentale.
E. A.
E. A.