E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet ne Ballagat, PD nxjerre PS me 17 %

Partia Demokratike fitoi edhe zgjedhjet e pjesshme ne komunen Ballagat te rrethit Fier. Kandidati i Partise Demokratike, Sherbet Sharka, u shpall dje zyrtarisht fitues ne zgjedhjet e pjesshme te zhvilluara ne komunen Ballagat ne Lushnje, duke i siguruar nje tjeter fitore te djathtes, kete here per pushtetin vendor. Ne perfundim te procesit te numerimit te votave, ne zgjedhjet e zhvilluara diten e diel ne 2 gusht, Sharka, u shpall fitues me nje shumice prej 1063 votash ne kete komune, perkundrejt kundershtarit socialist Neshat Sharka, i cili mori vetem 395 vota. Keshtu, demokratet do te kryesojne edhe komunen e Ballagatit, e cila perkohesisht mbeti pa kryetar per shkak te shkarkimit per abuzime me detyren te ish-kreut Fatos Sharka, i zgjedhur nga e majta ne vitin 2007.

Komuna Ballagat, eshte nje nga komunat me te medha te rrethit te Lushnjes, me rreth 3600 banore te shperndare ne 8 fshatra. Gjate procesit te numerimit te votave, vetem 20 flete u shpallen te pa vlefshme per shkak te problemeve gjate procesit te votimit. Prej kohesh, kjo komune nuk kishte kryetar pasi Fatos Sharka, u shkarkua per abuzim me detyren dhe shperdorim te saj. Ish-kryekomunari, sapo u zgjodh ne fillim te vitit 2007 ne zgjedhjet vendore, pati probleme me konstituimin e keshillit komunar. Pasi shkeli ligjet, Sharka u padit menjehere ne maj te 2007 dhe pas gjyqeve te njepasnjeshme u shpall fajtor me dy muaj heqje lirie dhe 600.000 leke gjobe. Me nje vendim te tille te formes se prere nga gjykata, lindi menjehere nevoja per zevendesimin e tij. Presidenti Bamir Topi, ishte ai qe me te drejten qe i jep Kushtetuta, caktoi daten 2 gusht per zhvillimin e zgjedhjeve te pjesshme lokale ne kete komune.

Mandati

Merr postin e kryetarit te komunes Ballagat, Sherbet Sharka, kandidati i Partise Demokratike. Sharka u votua ne zgjedhjet e pjesshme ne kete komune ne 2 gusht me 1063 vota, perkundrejt kundershtarit te tij socialist, Neshat Sharka, i cili mori vetem 395 vota.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›