Hajdutet kursejne biblioteken e Demacit
Gjendet i hapur me thyerje apartamenti i Adem Demacit pas hotel Butrintit ne qytetin e Sarandes. Lajmin e ka bere te ditur pasditen e djeshme Nasip Ybeshari administratori i pallatit ku gjendet edhe apartamenti i Mandeles kosovar. Kete e konfirmon edhe Komisariati i Policise se Rendit ne Sarande.
Burime nga ky i fundit pohojne se nuk eshte bere ndonje denoncim per ngjarjen pasi zoti Demaci nuk gjendet ne Sarande keto dite. Ai mendohet te kete shkuar per te kremtuar festen e Kurban Bajramit ne Prishtine. Mungesa e tij ka qene shkak edhe i mungeses se informacionit te sakte qe lidhet me masen e demtimit apo te bastisjes se mundshme qe kane bere autoret e ngjarjes ende te paidentifikuar nga policia.
Gjithsesi pas sinjalizimit te rastit ne vendngjarje ka shkuar nje grup hetimor i Komisariatit te Sarandes. Nga hetimet e para eshte konstatuar se hyrja e grabitesve ne apartament nuk eshte bere me thyerje te portes pasi ajo u gjet e mbyllur me celes. Gjurmet e ngjitjes jane pare nga ana e jashtme e pallatit qe mendohet se ata i ka ndihmuar modifikimi qe i eshte bere apartamentit te nje kati me poshte i cili ka sherbyer per ngjitjen e vjedhesve ne apartamentin e Demacit. Ai i takon katit te dyte te nje pallati me 50 hyrje prapa hotel Butrintit por ne fakt ka lartesine e tri kateve duke perfshire edhe katin e pare qe eshte parking.
Grupi hetimor ka shkuar ne vendngjarje ka konstatuar se mjedisi i brendshem i baneses eshte gjetur i crregullt pasi grabitesit me sa duket kane kerkuar te marrin sende me vlere. Nuk eshte prekur biblioteka e shtepise se Demacit qe ai e ka konsideruar gjithnje si pasurine e tij me te madhe.
Adem Demaci eshte banor i qytetit te Sarandes prej vitit 2006 kur ka blere edhe apartamentin qe u gjet i vjedhur pasditen e se merkures. Saranda eshte vendi ku Adem Demaci ka shkruar romanin e tij Dashuria kuantike e Dardhes botuar ne vitin 2007.
Megjithese u punua prej pasdites se djeshme qe u konstatua hapja e deres nga njerez te panjohur ende nuk eshte arritur ne zbardhjen e plote te ngjarjes apo ne identifikimin e autoreve. Kohet e fundit vjedhja e banesave ka marre nje perhapje te gjere ne qytetin e Sarandes.