E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji Antimafie futet ne Kodin Penal

Shqiptareve u sekuestrohet pasuria edhe me dyshime e pa dosje penale

Ligji i shumeperfolur Antimafie tashme do te pasqyrohet edhe ne Kodin Penal. Qeveria ka miratuar dje propozimin e Ministrise se Drejtesise per disa ndryshime ne Kodin Penal ku nder te tjera pasqyrohen shtesa ne nenin 287 i cili ben fjale per pastrimin e produkteve te vepres penale. Tashme cdo shtetas shqiptar qe do te hetohet per kete veper penale rrezikon seriozisht qe ti sekuestrohet pasuria megjithese ndaj tij nuk mund te kete nje dosje penale. Pasuria sekuestrohet edhe nese ceshtja pushohet dhe personi i hetuar nuk merret i pandehur.

Tashme pastrim parash quhet kembimi ose transferimi i pasurise qe dihet se eshte produkt i vepres penale per fshehjen ose mbulimin e origjines se paligjshme te pasurise ose per te ndihmuar cdo person te perfshire ne kryerjen e vepres penale produktet e se ciles pastrohen. Pastrim parash quhet edhe fshehja ose mbulimi i natyres se vertete burimit vendndodhjes disponimit zhvendosjes pronesise ose te drejtave ne lidhje me pasurine duke ditur qe kjo pasuri eshte produkt i vepres penale. Nderkohe ndryshimet konsistojne edhe se kryerja e veprimeve financiare ose transaksioneve te copezuara per shmangien nga raportimi sipas legjislacionit per parandalimin e pastrimit te parave quhet pastrim parash dhe atyre iu sekuestrohet pasuria. Te gjithe personat e akuzuar per keto episode rrezikojne nje denim me burgim nga pese deri ne dhjete vjet dhe me gjobe nga 500 mije leke deri ne 5 milione leke. Nderkohe kur kjo veper kryhet gjate ushtrimit te nje veprimtarie profesionale ne bashkepunim ose me shume se nje here denohet me burgim nga shtate deri ne pesembedhjete vjet. E njejta veper kur ka sjelle pasoja te renda denohet jo me pak se pesembedhjete vjet me burgim. Nderkohe shqiptaret rrezikojne tashme seriozisht qe tu sekuestrohet pasuria pasi ata mund te akuzohen dhe mund tu sekuestrohet pasuria edhe nese nuk mund te merren te pandehur ose nuk mund te denohen. Rrethanat objektive te hetuesve te ketyre ceshtjeve mund te vene para pergjegjesise penale dhjetera persona.

Qeveria ka miratuar dje edhe per pergjegjesine penale per shtetasit e huaj qe gezojne edhe imunitet. Pergjegjesia penale per keta persona zgjidhet ne rruge diplomatike. Vendimi i djeshem ka shtuar gamen per episodet qe quhen terrorizem. Nderkohe financimi i terrorizmit tashme denohet nga kater deri ne 12 vjet burg ndersa financimi i drejtperdrejte denohet jo me pak se 15.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›