E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hajdutet "miq" bastisin shtepine e biznesmenit

Fier- Persona te paidentifikuar kane hyre ne shtepine e nje biznesmeni ne Fier, duke i marre nga dhoma e gjumit plote 1 milion leke, te grumbulluara nga aktiviteti privat. Ngjarja ka ndodhur pasditen e se dieles ne lagjen "Kastriot", kurse denoncimi eshte bere nga vete i demtuari Benjamin C. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare te Drejtorise se Policise. Biznesmeni qe zoteron nje lokal me qira ne lagjen "8 Shkurti" ka rrefyer per grupin hetimor se, ne kohen qe eshte kthyer ne apartamentin e tij, kati i dyte i nje pallati, ne sirtarin e dhomes se gjumit nuk ka gjetur sasine e lekeve, qe kishte futur aty prej disa ditesh. Ai ka njoftuar policine, e cila ka derguar nje grup ekspertesh ne vendngjarje dhe oficere te Policise Gjyqesore. Nga veprimet paraprake mesohet se ngjarja ka ndodhur gjate kohes qe biznesmeni gjendej ne lokalin e tij. Gjate kryerjes se vjedhjes, autoret nuk kane perdorur force dhe ekspertet nuk gjeten as dyer dhe as dritare te demtuara. Dyshohet se dera eshte hapur me celes dhe se autori ka pasur dijeni te plote per parate. Burime policore bene me dije se, nuk jane gjetur gjurme te dyshimta dhe mendohet se autori mund te jete nje i aferm i Benjamin C., ose ne te kundert ngjarja eshte sajuar per rrethana te paqarta.

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›