E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet shkolle ne burgun e Peqinit

Peqin- Te denuarit nuk kane vetem hapesira argetimi dhe ajrimi ne ambientet e izolimit, por edhe mundesi shkollimi. Hap dyert shkolla 9-vjecare ne Burgun e Peqinit. Projekti per celjen e shkolles ishte nje ide e drejtorise se burgut, e cila gjeti mbeshtetjen e menjehershme te Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve dhe Arsimit. Realisht nje ndihmese te madhe ne kete drejtim, ka dhene dhe Drejtoria e Arsimit te Peqinit, e cila ka punesuar tre arsimtare, duke i mbeshtetur nga ana financiare.

Shkolla e pare e burgjeve shqiptare perbehet nga 3 klasa, e para, e pesta dhe klasa e nente. Ne klasen e pare kane hyre te gjithe te denuarit qe nuk kane pasur asnje mundesi per te hyre ne shkolle, pra ne kete kategori jane perfshire te denuarit analfabete. Ne klasen e peste kane hyre ata qe per shume arsye kane braktisur shkollen. Ndersa ne klasen e nente figurojne te denuarit qe nuk kane mundur te perfundojne shkollen 8-vjecare. Aktualisht ne kete shkolle marrin mesime 45 te denuar, dy prej te cileve vijne nga seksioni i sigurise se larte.

Burime nga Drejtoria e Burgut te Peqinit shprehen se, shkolla celi dyert me 29 janar. Ne perberje te saj jane momentalisht tre klasa dhe shkolla zoteron gjithe infrastrukturen e nevojshme per zhvillimin e procesit mesimor. Me ndihme te drejtorit te Arsimit te Peqinit, Ali Gripshi, per te dhene mesim jane angazhuar arsimtare meshkuj, qe kane dale ne pension, ose qe jane ne prag te pensionit. Nje nga drejtuesit e burgut te Peqinit shprehet se, "celja e shkolles u mundesua pas kerkeses se bere nga drejtoria e institucionit. Ne baze te marreveshjes se lidhur, mes Ministrise se Drejtesise dhe Ministrise se Arsimit, u be e mundur dhe nisja e procesit. Me pare drejtori i Drejtorise se Pergjithshme te Arsimit, Fatmir Fefziu dhe zv/drejtori i Pergjithshem i Burgjeve, Lulzim Kodra, inspektuan ambientet per te percaktuar nese mund te celej shkolla ne te tilla kushte. "Ne shkolle ka libra, tavolina, derrasa e zeze, stolat dhe gjithe infrastruktura e nevojshme. Ka regjistrin dhe amzen dhe ne fund te shkolles, te gjithe te denuarit do te pajisen me deftese pjekurie", shpjeguan zyrtare te burgut.

Fatos Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›