Divorci, shkak i atentatit me tritol
Lezhe- Hakmarrja per nje divorc nje vit me pare, dyshohet se eshte motivi i atentatit te deshtuar me tritol, ndaj pronarit te bar-restorantit qe gjendet ne rrugen kryesore te Shengjinit. Policia e Lezhes arrestoi mengjesin e djeshem, dy prej autoreve dhe ne oret e pasdites te tretin, kurse dy te tjere u shpallen ne kerkim. Rreth 3 kg eksploziv qe do te shperthehej me ane te nje telekomande dhe celulari te montuar ne cante, u gjet nga pronari i lokalit, Eduart Cini, mengjesin e se dieles. Ekspertet anti-mine bene te mundur caktivizimin pa pasoja, ndersa u shoqeruan fillimisht 5 te dyshuar. Burime zyrtare thane se te ndaluarit jane Altin Noga, 33-vjec, Elton Malaj, 19-vjec dhe E. G., 16-vjec, ky i njohur edhe si mjeshter per instalimet e bombave me telekomande. Grupi hetimor tha se dyshohet qe te dyshuarit te kene vendosur tritolin, ne shenje hakmarrje ndaj Cinit, te cilin e akuzonin si shkaktar te divorcit, vitin e kaluar te Altin Noges me bashkeshorten.
Policia e Lezhes ka zbardhur skemen e atentatit te organizuar ndaj pronarit te bar-restorantit qe per fat te mire deshtoi, si pasoje e koordinatave te gabuara. Burime policore thane se i ka habitur fakti qe 16-vjecari E. G., nga Oroshi i Mirdites, por banues ne Marlecaj te Lezhes, eshte edhe autori i instalimit te celularit me tritolin. Per zbulimin e ngjarjes mesohet se eshte perdorur teknika e pergjimit te celulareve dhe gjetja e pronarit te numrit, qe ishte vendosur ne telefonin brenda cantes. Shkak i vendosjes se eksplozivit dyshohet se kane qene dyshimet per marredheniet intime, qe ka pasur pronari i lokalit me bashkeshorten e njerit prej te arrestuarve, thane burimet nga grupi hetimor. Nuk u be i ditur emri i ideatorit te ketij akti, ndersa te ndaluarit nuk pranuan akuzen e ngritur per "tentative vrasje ne bashkepunim" dhe "mbajtje pa leje te municioneve". Mengjesin e djeshem policia e Lezhes dhe forcat speciale bene te mundur ndalimin e 33 vjecarit Altin Noga dhe 16 vjecarit E. G., te cilet kane treguar me pas edhe bashkepunetoret e tyre qe kane marre pjese ne kete atentat. Pritet te kryhen edhe dy arrestime te tjera ne ditet e ardhshme, ku njeri ka marre pjese ne vendosjen e cantes me 3 kg eksploziv, ndersa tjetri mendohet te jete edhe ideatori dhe instruktori i 16-vjecarit. Nderkohe qe rreth ores 16:00 te dites se djeshme, eshte arrestuar edhe Elton Malaj 19 vjec, kamarier ne nje lokal ne Lezhe.
A.B.
Te arrestuarit:
Altin Noga, 33 vjec
E. G., 16 vjec
Elton Malaj, 19 vjec
Dy ne kerkim