Kafka e gjetur ne Shengjin niset ne Tirane per ekspertim
Lezhe- Gjetja e nje kafke ne ujerat e bregdetit te Shengjinit, ka bere qe frika dhe paniku te perhapet tek banoret e kesaj qyteze. Edhe pse jane mesuar me zhurmen sezonale te kohes se plazhit, vitet e fundit ata kane mesuar nepermjet medieve, vrasje dhe zhdukje te personave te ndryshem. Asnje nga peshkataret qe ka gjetur kafken njerezore, nuk ka deshire te prononcohet per "KJ", duke iu trembur me shume faktit te marrjeve neper seanca gjyqesore apo thirrjes nga grupi hetimor. Pas ekspertizes paraprake ne morgun e spitalit te Lezhes, pjesa e kufomes se nje njeriu eshte nisur menjehere diten e djeshme per ne Mjekesine Ligjore ne Tirane. Burime te policise se Lezhes thane se, nuk eshte arritur ende ne nje konkluzion konkret per shkak se eshte gjetur vetem nje pjese e vogel e nje trupi njerezor, kurse detajet e tjera do te percaktohen nga ekspertet. Mendohet se kufoma i perket nje mashkulli, por priten me interes te dhenat per moshen e tij dhe karakteristika te zhvillimit trupor dhe analizat e ADN-se, qe do te krahasohen me ato te personave qe kane humbur te afermit, gjate ketyre viteve. Po keshtu hetuesit po punojne per te ndertuar nje identikit te perafert te pjeses se fytyres, ne baze te dimensioneve te kafkes se gjetur nga peshkataret ne Shengjin. Burime nga policia thane se, ka dyshime te forta se behet fjale per kufomen e nje njeriu te mbytur apo ekzekutuar nga persona te paidentifikuar, shume vite me pare.
A.Bushi
A.Bushi