Femijet gjejne te braktisur ne tunel canten me hashash
ELBASAN- Femijet zbulojne nje cante me kanabis ne nje nga tunelet e ish-repartit ushtarak ne vendin e quajtur "Teqja e Madhe", ne periferi te qytetit te Elbasanit. Mesohet se per canten eshte njoftuar policia dhe pasi eshte hapur, brenda saj jane nxjerre disa qese, te cilat permbanin bime te thata, qe dyshohet se jane hashash. Burime policore thane se ne canten sportive ndodhej nje qese plasmasi ngjyre roze, me 58 pako celofoni transparente, ku gjendej edhe sasia e droges me nje peshe 131 grame. Nderkohe qe ne nje qese te bardhe, ndodhej sasia e bimeve te thata ngjyre jeshile, me peshe 88 grame po kanabis sativa. Mesohet se sasia e droges e kalon nje kilogram dhe ishte e shperndare ne doza. Dyshimet e para kane rene mbi nje fshehje te mundshme te droges dhe jo per braktisjen e saj, sic edhe u percaktua ne fillim me gjetjen e cantes ne tunel.
F.S.
F.S.