Hajdutet vjedhin motren e Lul Cakes
Dy persona kane tentuar vjedhjen e baneses se motres se Lul Cakes ne fshatin Vajkan te komunes Mbrostar Ura ne rrethin e Fierit. Shkelqim Petriti, kunati i te denuarit me 25 vjet burg, i telefonoi policise pasi degjoi zhurmat ne oborrin e shtepise. Ai ka kerkuar ndihme, pasi dy te panjohur po i bastisnin shtepine. Uniformat blu kane mberritur ne vendngjarje dhe kane ndaluar nje te ri ne rruget e fshatit, i cili po udhetonte me nje automjet me rimorkio. Policia ende nuk ka konfirmuar nese personi qe eshte marre dje ne pyetje kishte lidhje me vjedhjen e baneses.
Xh.B