Projektligj i ri per aktivizimin burses
Ekspertet pohojne se, projekti po hartohet sipas standardeve evropiane
Blerina Hoxha
Tregu i kapitaleve ne Shqiperi, bursa pritet te marre nje shtyse reale funksionimi nga nje projektligj qe eshte duke u hartuar per kete qellim nga Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare. Ne baze te ketij projekti eshte tregtimi i letrave me vlere dhe aksionet nga firmat private, si dhe parashikon te drejten e shoqerive aksionere per te marre pjese ne burse. Aktualisht ne Shqiperi eshte e licencuar Bursa e Tiranes per te shitur aksione, por ajo nuk funksionon, pasi as kompanite shteterore dhe as biznesi privat nuk e kane pare si alternative financimi tregun e kapitaleve, duke e lene Shqiperine nder vendet e pakta ne bote pa treg kapitalesh.
Detajet e projektligjit
Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare, institucioni qe licencon dhe mbikeqyr tregjet e letrave me blere njofton se, ne qender te projektligjit te ri qendron organizimi i burses dhe kushteve te saj, ku do te mundesohet tregtimi i titujve. Te njejtet eksperte pohojne se, projekti per tregjet e kapitaleve po hartohet sipas parametrave te standardeve evropiane. Sipas ketij projektligji, ne tregtimin ne burse marrin pjese shoqerite komisionere, te cilat jane anetare te burses. Anetaresimi ne burse behet ne perputhje me kushtet e anetaresise, te percaktuara ne nje rregullore te posacme. Kjo e fundit, pranon si anetare te veten cdo shoqeri komisionere, te licencuar nga AMF-ja dhe qe ploteson kushtet e anetaresise. Bursa, me rregullore miraton kushtet e regjistrimit te titujve nga kuotimet, si dhe kushtet e listimit, rregullore te cilat miratohen nga Autoriteti. Kuotimi eshte tregtimi i titujve ne sesionet e tregtimit ne burse. Listimi eshte regjistrimi ne listen zyrtare te burses dhe nuk perfshin kuotimin e titujve. Burime nga ky institucion bene te ditur se ligji i ri do te vendose rregull ne tregtimin e letrave me vlere dhe aksionet ne firmat private si dhe parashikon te drejten e shoqerive aksionere per te marre pjese ne burse. Sipas specialisteve, behet fjale per ligjin me te fundit per kete fushe, i cili eshte projektuar per t'i dhene vlera te reja tregut financiar, duke e bere me te shendoshe dhe duke e shtyre shume prane tregjeve simotra evropiane.
Bursa e Tiranes, pse nuk funksionon
Arsyet e mosrealizimit te nje tregu aksionesh ku kompanite te mund te financohen duke shitur kapitalet e tyre, lidhen me se shumti me mungesen e vullnetit politik te qeverive dhe mos informimit te biznesit per sherbimet qe ofron tregu i kapitaleve, shpjegojne ekspertet ne Autoritetin e Mbikeqyrjes Financiare. Nje fenomen i tille vjen kryesisht nga mungesa e transparences dhe tendenca e klases se biznesit per te shmangur sistemin fiskal. Megjithate, edhe pse sektori bankar nuk i ploteson nevojat e biznesit per financime keta te fundit nuk e shohin Bursen e Tiranes si nje alternative financimi ne nje te ardhme te afert. Nga ana tjeter biznesi privat nguron te "testoje"alternativa te reja financimi te ndryshme nga metoda klasike e financimit nepermjet sektorit bankar, si dhe presin qe shteti te hedhe hapin e pare duke listuar nje ndermarrje me kapital shteteror ne BT. Megjithate, vlen te permendet fakti se ekziston nje numer i caktuar kompanish (20-25) me strukture kapitali te ndryshme (shteterore, mikse, private), te cilat i plotesojne kriteret e listimit ne Bursen e Tiranes.
Tregu i aksioneve, teresisht informal
Edhe pse ne Shqiperi Bursa e Tiranes nuk funksionon ne menyre zyrtare, biznesi i shet aksionet ne treg te zi. Ekspertet ne Autoritetin e Mbikeqyrjes Financiare pohojne se, tregu i kapitaleve (bursa) mbetet ende pjesa me e pazhvilluar e tregut te letrave me vlere ne Shqiperi. Rritja e kerkeses per investime, nga sektori privat dhe shteteror kerkojne fillimin e menjehershem ne procesin e zhvillimit te tregut te kapitaleve, njoftojne te njejtet eksperte. Ne kete kontekst, sipas tyre, qeveria mund te luaje nje rol te rendesishem ne drejtim te nxitjes se zhvillimit te ketij sektori kryesisht nepermjet privatizimit te nje pakete aksionesh te kompanive strategjike shteterore ne tregun e kapitaleve ose nepermjet ofrimit te insiativave te ndryshme fiskale e ligjore per te nxitur biznesin vendas te shfrytezoje kete treg dhe listimin ne burse si nje mjet financimi.
Nderkohe qe ashtu si ne cdo sektor, vendet e rajonit jane shume me para edhe ne drejtim te tregut te aksioneve. Maqedonia fqinje ka burse dhe realizon nje volum te konsiderueshem shitjesh, me plot 60 kompani te listuara. Treg aktiv kapitalesh ka edhe Serbia dhe Mali dhe Zi. Ne vendet me te zhvilluar bursat jane krijuar qe ne shekullin e XVIII , ndersa Shqiperia vazhdon te jete nje histori krejt tjeter, i vetmi vend ne Evrope pa nje burse aktive. Ne fakt bursa si institucion dhe e plotesuar nga ana ligjore ekziston, por nuk i ushtron funksionet e veta. Bursa e Tiranes (TSE) eshte e para burse e krijuar ne Shqiperi. Ajo eshte krijuar fillimisht si departament i Bankes se Shqiperise, me qellimin per ta shkeputur ate pas nje periudhe tranzitore disavjecare.
25 Eshte numri i kompanive qe ushtrojne aktivitet ne Shqiperi dhe qe plotesojne kushte per tu listuar ne tregun e aksioneve. Ato kane strukture kapitali te ndryshme (shteterore, miske, private). Por me qindra kompani i shesin dhe i blejne aksionet teresisht ne te zeze.
60 Eshte numri i kompanive te listuara ne Bursen e Maqedonise. Volumi i transaksioneve eshte i konsiderueshem. Por treg aktiv kapitalesh kane edhe Serbia dhe Mali dhe Zi. ndersa Shqiperia vazhdon te jete nje histori krejt tjeter, i vetmi vend ne Evrope pa nje burse aktive.