Gjoba 12 mije euro, 16 vjet izolim dy autoreve
Tirane - Gjoba 12 mije euro e vendosur ndaj nje tregtari i ka kushtuar denimin me 16 vite burg dy te pandehurve dje ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Ludovik Kola dhe Nest Marku jane shpallur dje fajtore nga togat e zeza, nen akuzat e “shtrengimit me ane te kanosjes ose te dhunes per dhenien e pasurise” dhe “vrasjes ne rrethana te cilesuara, te mbetur ne tentative”. Trupi gjykues pas kerkeses se prokurorise dha 11 vjet heqje lirie per Ludovik Kolen, nderkohe qe per bashkepunetorin e tij, Nest Markun, gjykata ka caktuar denimin me 5 vjet burg. Sipas togave te zeza, dy te pandehurit jane fajtore, pasi ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane kercenuar nepermjet thirrjeve telefonike XH. D., ne kembim te 3 mije eurove, ose ne te kundert do t’i rrembenin djalin. I pandehuri Kola nepermjet telefonit te tij celular, me daten 27 tetor te vitit 2005, i ka telefonuar te demtuarit nga Shkodra dhe i ka lene si pike dergimi te lekeve varrezat e fshatit Gur i Zi, ne te ciline jetonin dy te pandehurit. Por, disa ore me vone, Kola e ka rritur gjoben, duke e kthyer ne 12 mije euro. Nderkohe qe diten e shkembimit kane qene prezente edhe uniformat blu, te cilat ishin lajmeruar nga i gjobituri. Gjate operacionit, Kola ka qelluar me bresheri automatiku ne drejtim te bluve.
R.C