Kapet ne arrati kreu i Qeverise Studentore
Arratia e ish-kreut te Qeverise Studentore te Fakultetit te Drejtesise ne Tirane ka marre fund diten e djeshme pas me se dy vitesh kerkimi nga policia. Ferdinand Sporea, 36 vjec, eshte kapur dje ne zonen e qytetit te Durresit, prane qendres “Blue-Star” nga agjentet e policise per llogari te kolegeve te kryeqytetit. Gjykata e Tiranes e kishte denuar 36- vjecarin me 18 muaj burg per shitjen e testit te juridikut, dy sezone me pare per maturantet qe konkurronin ne Juridik. Vendimi eshte shpallur me 29 mars te ketij viti, ne mungese, ndersa Sporese do i duhet te paguaje edhe nje gjobe me vlere 1 milion leke. Burime zyrtare te policise konfirmuan lajmin dhe thane se kapja eshte realizuar pasditen e djeshme. Sporea ishte ne kerkim qe nga data 20 gusht i vitit 2005, ndersa gjykata kishte vendosur masen e sigurise “arrest me burg”, per konsumim te veprave penale te “vjedhjes”, “shperdorimit te detyres” dhe “korrupsionit pasiv i kryer nga persona qe ushtrojne funksione publike”. Ne muajin mars te ketij viti, nenkryetari i Gjykates se Tiranes, Petrit Como, ka denuar me 18 muaj burg dhe 1 milion leke gjobe te pandehurin Ferdinand Sporea, qe akuzohej se, ne bashkepunim me dy persona te tjere, emrat e te cileve nuk jane bere te ditur, nxoren testin e provimit te Juridikut. Gjate shqyrtimit gjyqesor, avokati i te akuzuarit ne mungese nuk i pranoi akuzat, ndonese nga ana e gjykatesit u deklarua fajtor. Prokurori Armando Gurakuqi kerkoi denimin e Sporese me dy vjet burg dhe 1 milion leke gjobe, nderkohe qe gjykata e lehtesoi masen e denimit.
A.Cena