“Kompasit” i vjen fundi, 76 vjet burg
Redinalda Caushaj
Nje nga tete pjesetaret e grupit te arrestuar tre vjet me pare, gjate operacionit antidroge “Kompas”, mund te marre pafajesine seancen e ardhshme ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Pretenca e prokurorise vuri nen akuze per trafik nderkombetar te droges nga Shqiperia per ne Itali shtate prej te pandehurve, per te cilet u kerkuan 76 vite burg. I dyshuari kryesor i grupit, Arjan Selimi (Armando Andoni), edhe pse mohoi akuzat gjate te gjithe procesit, rrezikon denimin me 16 vjet heqje lirie. Po kjo mase eshte kerkuar edhe per Arjan Xhemalin dhe Kujtim Popocin, 6 vjet me pak per Petraq Avramin, 5 vjet e 3 muaj per Muhamet Fejzullahun e nje vit me shume per djalin e tij, Blenard Fejzullahun. Per Fatmir Kucin u kerkuan 6 vjet e gjysme burg, kurse per te akuzuarin e fundit, Dritan Kuci, u kerkua pafajesia.
Pas tre vjetesh proces gjyqesor dhe nje maratone te degjimit te dhjetera CD-ve e kasetave te pergjuara nga antidroga italiane ne Gjykaten e Tiranes, i ka ardhur fundi edhe dosjes “Kompas” me tete te akuzuar. Trafiku nderkombetar i lendeve narkotike rrezikon t’i kushtoje 16 vjet heqje lirie kreut te grupit, Arjan Selimi. Dje, gjate leximit te konkluzioneve perfundimtare, prokurori i ceshtjes i ka kerkuar Gjykates se Krimeve te Renda, te drejtuar nga Nertila Kosova, shpalljen fajtor dhe denimin e shtate anetareve me 76 vite burg, kurse per Dritan Kucin pafajesi. Sipas organit te akuzes, per te pandehurin Dritan Kuci nuk ka prova dhe nuk vertetohet fajesia e tyre. Nderkohe qe, ne seancen e radhes, mbrojtja do te lexoje edhe konkluzionet e saj perfundimtare.
Operacioni “Kompas” u zhvillua ne vitin 2004 ne Itali dhe ne disa qytete te vendit tone. Sipas organi te akuzes, te pandehurit ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane trafikuar lende narkotike te llojit heroine nga Turqia per ne Shqiperi dhe me pas kane organizuar dhe transportuar drogen nga Fieri, Durresi e Tirana, ne drejtim te Italise. Nderkohe qe seanca gjyqesore, e cila ka zgjatur plot tre vite gjykim, u bazua ne nje mori provash. Midis tyre ishin edhe pergjimet, te cilat jane degjuar nje vit me radhe ne gjykate. Plot 105 CD-i dispononte organi i akuzes, por ne asnje prej tyre nuk u identifikua zeri i Arjan Selimit.
Pretenca:
Arjan Selimi (Armando Andoni), 16 vjet heqje lirie
Kujtim Popoci, 16 vjet heqje lirie
Petraq Avrami, 10 vjet heqje lirie
Muhamed Fejzulla, 5 vjet e 3 muaj heqje lirie
Blenard Fejzulla, 6 vjet e 5 muaj heqje lirie
Arjan Xhemali (Shabani), 16 vjet heqje lirie
Fatmir Kuci, 6 vjet e 5 muaj heqje lirie
Dritan Kuci, pafajesi