E Diel, 1 Nëntor 2026

Te verberit akuzojne KQZ Ka kryer veper penale

Komuniteti i te Verberve ne Shqiperi i organizuar ne Shoqaten e te Verberve te Shqiperise akuzon Komisionin Qendror te Zgjedhjeve se ka shkelur kodin zgjedhor dhe nuk ka parashikuar flete votimi te posacme ne menyre qe edhe ky komunitet te kete te drejten e votes.

Standarti I arritur ne 2005 mohohet perfundimisht ne zgjedhjet e vitit 2011 thane perfaqesues te ketij komuniteti. Sipas tyre gezimi edhe shpresat e e te verberve u shuan perfundimisht nga KQZ e cila ka detyrimin ligjor te pajise te verberit me mjete te posacme sipas kodit zgjedhor neni 108 paragrafi 8.

Sipas ketij neni te verberit gezojne te drejten e votimit te pavarur me mjete te posacme. Ne fakt KQZ ka kryer ne menyre te paster vepren penale te Shperdorimit te detyres pasi neni 248 i Kodit Penal parashikon se mospermbyshja e detyres ne menyre te rregullt qe sjell demtimin e te drejtave interesave te shtetasve sjell si pasoje shperdorimin e detyres thane dje drejtues te shoqates per gazeten Shekulli.

Per kete arsye shoqata i eshte drejtuar KQZ me shkrese me Nr. 60 Dt 24.03.2011 ku i ka kerkuar bashkepunimin edhe fillimin e ketij procesi. Pas heshtjes se KQZ Shoqata e te Verberve i eshte drejtuar edhe me nje shkrese te dyte nr 70 dt 11.04.2011 kur i lutet qe ti jape nje pergjigje. Por nuk ka marre as pergjigje e as veprime konkrete.

Qe ne vitin 2004 OSBE ka mbeshtetur shoqaten e te verberve ne realizimin e nje procesi votimi te pavaruar. Ate kohe u prodhuan shabllone si mjete te posacme qe ju garantonte te verberve pavaresi te plote ne votim.

Keshtu ne vitin 2005 Shoqata e te Verberve ideoi dhe prodhoi shabllonet prej kartoni ne formen e nje zarfi me permasat korrekte te fletes se votimit te cilit i hapeshin kuadrate dritare qe koncidonin plotesisht me kuadratin e fletes se votimit kur do te vendosej kryqi si shenje e vullnetit te votimit.

Anash cdo dritareje te hapur vendoset numri ne shkrimin per te verber brail ne menyre qe te lexohet me gisht nga te verberit. Shablloni gjithashtu kishte edhe te dhena te tjera si per llojin e fletes se votimit qe do te perdorej. Ajo cka ishte interesante ishte celja e 1 ose 2 vrimave ne te gjitha fletet e votimit ne Shqiperi te cilat duhet te korrespondonin me vrimen e shablloneve.

Te pakten 80 perqind e te verberve votoi ne zgjedhejt e vitit 2005 edhe sepse shoqata e tyre nenshrkoi nje marreveshje bashkepunimi me KQZ-ne marreveshje qe eshte ende ne fuqi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›